Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Edi Rama jep lajmin tjetër për pensionistët, sapo kemi

Posted on February 22, 2026 By admin No Comments on Edi Rama jep lajmin tjetër për pensionistët, sapo kemi
Post Views: 14,299

Rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve.

Lajmi i mirë u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se qeveria do të vazhdojë rritjen e përmuajshme për gjyshërit dhe gjyshet në vend, si një premtim që do të mbahet.

“Depozitimi i rreth 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve. Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike. Sikundër e kishim paralajmëruar,

fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro. Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar,

qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”, tha Rama.

News

Post navigation

Previous Post: I moshuari nga Kuçova në hall të madh! Gruaja nga Tirana i mori pulat dhe qindra kokrra vezë por i bën të paimagjinueshmen
Next Post: Vjehrra i futej në shtrat çdo natë, nusja nga Elbasani i bën “gjëmën” e MADHE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme