Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Presion i fortë nga Brukseli/ Rama

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on Presion i fortë nga Brukseli/ Rama
Post Views: 2,201
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Vrulli i madh i maxhorancës për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat duket se po zbehet në mënyrë të heshtur.

Fiks një javë më parë, në 16 shkurt, maxhoranca depozitoi me urgjencë një projektligj për të ndaluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme që të pezullonin nga detyra anëtarët e qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Drafti i propozuar nga vet kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndryshonte nenin 242 të Kodit të Proçedurës Penale duke u dhënë imunitet nga masa e pezullimit, anëtarëve të qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Avokatit të Popullit, kryetarin të KLSH-së dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por pas depozitimit me urgjencë duket se maxhoranca ka ngritur frenat e dorës. Një burim nga brenda maxhorancës i tha Kapitalit se direktiva e ardhur nga lart është ajo që projektlgji të mbahet njëherë në sirtar dhe të mos avancohet me miratimin e tij, fillimisht në Komisionet Parlamentare dhe më pas në seancë.

Por cila është arsyeja e shfryrjes kaq të shpejtë të vrullit të maxhorancës për t’i vënë kufirin tek thana SPAK-ut dhe gjykatave? Arsyeja është një tjetër kufi, që këtë herë i është vënë vetë maxhorancës.

Menjëherë sapo Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht projektligjin në Kuvend, në Tiranë mbërriten mesazhe të qarta nga Brukseli. Bashkimi Europian nuk mund t’u njoh qeveritarëve të Shqipërisë privilegje që nuk ua njeh zyrtarëve të tij.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Në Bruksel, drejtësia është e lirë të hetojë, kontrolloje e madje edhe të arrestojë eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit apo Komisionit Europian. Të gjithë këta nuk gëzojnë asnjë imunitet përballë drejtësisë, ndaj Brukseli nuk mund t’ia njohë këtë privilegj zyrtarëve të një vendi që aspiron për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Mesazhi për Edi Ramën dhe maxhorancën ka qenë i qartë; Kufizimet ligjore, që bllokojnë institucionet e drejtësisë janë një vijë e kuqe, e cila kthen pas procesin e anëtarësimit në BE.

Madje jo vetëm kaq. Paralelisht maxhoranca është paralajmëruar se mesazhet e Brukselit për këto cështje nuk do të jenë më konfidenciale, por do të shpallen publikisht.

Ky presion i drejtëpërdrejtë duket se ka qenë arsyeja se pse Edi Rama po tërhiqet në heshtje nga firma e tij. /Kapitali.al

News

Post navigation

Previous Post: Mos u gëzoni nga orët me diell, ja çfarë pritet të ndodh me motin nesër
Next Post: Ndryshime në Gardën e Republikës, lëvizin disa drejtues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme