Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Posted on February 24, 2026 By admin No Comments on Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta
Post Views: 1,639

Fushata kombëtare për kontrollin inteligjent të mjeteve në rrugë ka nisur zyrtarisht, me qëllim rritjen e sigurisë dhe forcimin e monitorimit të qarkullimit në akset me fluks më të lartë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Task Forcën e Transportit Rrugor, e ka startuar këtë iniciativë pranë segmentit Tiranë Milot, një nga korridoret më të ngarkuara të vendit. Në nisjen e fushatës morën pjesë drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR Kreshnik Bajraktari, drejtori i Policisë Rrugore Perlat Vatoci dhe drejtori i Task Forcës së Transportit Rrugor Ajet Zyberaj.

Kontrolli realizohet përmes përdorimit të teknologjisë së makinës inteligjente, e cila mundëson identifikimin në kohë reale të mjeteve në lëvizje dhe verifikimin e dokumentacionit të tyre sipas legjislacionit në fuqi.

Institucionet theksojnë se objektivat kryesore të fushatës janë rritja e sigurisë në rrugë, evidentimi i mjeteve me mangësi ligjore, garantimi i respektimit të kontrollit teknik dhe ndërgjegjësimi i drejtuesve për detyrimet që kanë gjatë qarkullimit.

Në fazat e ardhshme do të zbatohet një plan veprimi i posaçëm për identifikimin e mjeteve që nuk përmbushin kriteret ligjore për qarkullim, ndërsa aksioni do të shtrihet gradualisht në akset kryesore kombëtare.

Sipas institucioneve përgjegjëse, kjo nismë përfaqëson një hap drejt modernizimit të kontrollit rrugor dhe synon të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës. /SKYWEB.AL

News

Post navigation

Previous Post: Aksident në mes të një autobusi dhe dy makina, ka të plagosur
Next Post: Bota akademike në zi: Ndahet nga jeta profesori dhe historiani i shquar shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme