Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Vendimi i GJKКО е lа në burg, Ilir Меtа rеkurs në Gjykatën е Lаrtë

Posted on February 26, 2026 By admin No Comments on Vendimi i GJKКО е lа në burg, Ilir Меtа rеkurs në Gjykatën е Lаrtë
Post Views: 2,142

Vendimi i GJKКО е lа në burg, Ilir Меtа rеkurs në Gjykatën е Lаrtë
Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg.

Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs kundër vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në kërkesën e tij, kreu i Partisë së Lirisë kundërshton qëndrimin në paraburgim dhe kërkon zbutjen e masës. Ai argumenton se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e tij në qeli dhe e konsideron masën të pajustifikuar dhe joproporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Kërkesa e ish presidentit për lirim nga qelia është rrëzuar edhe më parë nga të tria shkallët e gjyqësorit që kanë vendosur ta lënë në burg.

Kreu i Partisë së Lirisë i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që kanë lënë në fuqi masën e arrestit janë antikushtetuese dhe cenojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ilir Meta ndodhet në qeli prej tetorit 2024, dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.

News

Post navigation

Previous Post: Adriana Kalasë i ndodh e PAPRITURA e madhe
Next Post: Ministri i madh shumë i njohur shtrohet në gjëndje të rëndë në spital, thuhet se

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme