Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Sherr mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on Sherr mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar
Post Views: 2,956

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar, Aleks Vangjeli, ka humbur jetën pas një përleshjeje me një të ri grek.

Sipas autoriteteve, ai u paraqit në spital me plagë në zonën e barkut, duke deklaruar fillimisht se kishte pësuar një aksident me makinë. Ai u dërgua me urgjencë drejt Athinës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë, një 19-vjeçar grek që kishte marrë pjesë në sherr u paraqit në një klinikë private në Korinth, gjithashtu i plagosur me thikë. Ai deklaroi se ishte aksidentuar, por zyrtarët po hetojnë lidhjen e tij me ngjarjen e rëndë.

Shkaqet e përleshjes mes të rinjve ende nuk janë të qarta, por dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga kjo tragjedi e papritur.

News

Post navigation

Previous Post: Ndryshimet në kabinet, Rama mbledh qeverinë! Balluku, Vengu e Spiropali i bëjnë të paimagjinueshmen
Next Post: Rama e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme, reagon Spiropali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme