Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kryeministri mbledh qeverinë, Vengu dhe Spiropali refuzojnë te shkojne pas largimit nga posti

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on Kryeministri mbledh qeverinë, Vengu dhe Spiropali refuzojnë te shkojne pas largimit nga posti
Post Views: 10,631

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur qeverinë një ditë pas ndryshimeve surprizë në kabinet.

Ristrukturimi përfshiu disa dikastere kyçe, konkretisht Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si edhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes.

Mbledhja e qeverisë ishte parashikuar të zhvillohej dje, por u zhvendos për sot për shkak të mbledhjes së grupit të PS, në të cilën kryesocialisti Edi Rama bëri me dije shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi edhe Gjykata Kushtetuese la në fuqi pezullimin e saj.

Balluku nuk iu bashkua mbledhjes së qeverisë, bashkë me dy ministrat e tjerë që Rama i largoi nga kabineti i tij, Pirro Vengun si ministër të Mbrojtjes dhe Elisa Spiropalin si ministre e Jashtme.

7 ndryshimet në Qeveri

-Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun
-Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun
-Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun
-Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu
-Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

News

Post navigation

Previous Post: Sekuestroet dosja e tenderit me vlerë 400 milionë euro për projektin e Porto Romanos
Next Post: E rende ne vend, gjendjet trupi i pajete i nje gruaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme