Një moment emocionues është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku tre banorët Selina, Greta dhe Gimbo kanë marrë një surprizë të veçantë që ka prekur jo vetëm ata, por edhe atmosferën në shtëpi.
Surpriza ka ardhur nga babai i Selinës, i cili përmes një mesazhi nga ajri u ka dërguar përshëndetje banorëve. Në mesazh shkruhej:
“Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do fort.”
Të tre banorët janë emocionuar nga ky gjest i papritur, ndërsa reagimet e tyre nuk kanë munguar. Greta është dëgjuar duke thënë me emocion:
“Toni zemër të duam. O Zot sa i mirë që është”, ndërsa më pas ka përqafuar Gimbën, duke shtuar:
“Hajde mirë se erdhe, o sa bukur, u kënaqa fare”.
Momentet e tilla kanë sjellë një atmosferë më të ngrohtë në shtëpi, duke treguar edhe një herë rëndësinë e mbështetjes familjare për banorët që jetojnë të izoluar nga bota jashtë.
Surpriza ka qenë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa publiku ka reaguar pozitivisht në rrjetet sociale për emocionin e krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.