Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ambasada Amerikane del me njoftimin e fundit

Posted on February 28, 2026 By admin No Comments on Ambasada Amerikane del me njoftimin e fundit
Post Views: 3,139

Ambasada e SHBA në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikane që ndodhen në Shqipëri që të shmangin pjesëmarrjen në protestën e planifikuar të mbahet pasditen e së shtunës, në orën 18:00, nga Partia Demokratike.

Ambasada thekson se shpesh protestat nisin paqësore, por situata mund të ndryshojë shumë shpejt dhe të përshkallëzohet.

Ambasada shton se nëse qytetarët amerikanë ndodhen në kryeqytet të qëndrojnë vigjilentë.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth.

Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit priten në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Policia e Shtetit ka paralajmëruar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personeli i Ambasadës së SHBA-së është këshilluar të shmangë pjesëmarrjen apo praninë në protestë. Ndiqni mediat lokale dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.

Megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqe dhe godina qeveritare përreth, duke shkaktuar devijime, bllokime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestës.

Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale si prioritet”, njofton ambasada e SHBA.

News

Post navigation

Previous Post: E FUNDIT/ Irani nuk mjaftohet vetëm ndaj Izraelit
Next Post: Protesta e opozitës para kryeministrisë, policia e Tiranës del me njoftimin urgjent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme