Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gjendet një kovë me përzjerje kimike në Vlorë, rrezik shpërthimi

Posted on February 28, 2026 By admin No Comments on Gjendet një kovë me përzjerje kimike në Vlorë, rrezik shpërthimi
Post Views: 4,053

Një kovë me përzierje kimike ka alarmuar Policinë e Vlorës, e cila ka vendosur menjëherë perimetrin e sigurisë në zonë. Sipas informacioneve paraprake, ishte ambientalisti Niko Dumani ai që njoftoi autoritetet, pasi konstatoi rrezikun që paraqiste lënda në fjalë.

Sipas Dumanit, bëhet fjalë për një përzierje kimike mes metanit dhe natriumit, e cila ishte ruajtur prej vitesh në banesë me synimin për t’u përdorur për laboratorë shkollorë. Ai deklaron se situata doli jashtë kontrollit, pasi lënda pati kontakt me energjinë dhe ujin, çka shkaktoi flakë dhe rrezik potencial shpërthimi.

Policia, pasi vlerësoi situatën, njoftoi edhe forcat zjarrfikëse dhe kërkoi largimin e personave nga zona për arsye sigurie.

“Kam kryer një përzierje kimike vite më parë me qëllim përdorimin për laboratorë shkollorë. Sot, nga kontakti me ajrin dhe ujin, pashë që situata paraqiste rrezik shpërthimi. Për këtë arsye njoftova menjëherë policinë dhe kërkova që zona të izolohej, pasi kemi të bëjmë me një lëndë të rrezikshme”, është shprehur ambientalisti.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe nivelin e rrezikut që ka paraqitur kjo përzierje kimike.

News

Post navigation

Previous Post: Edi Rama bëri sa mundi por, Artan Hoxha jep lajmin për Ballukun, ajo çfarë e pret është dicka që se keni parë
Next Post: Tr*nditje në BBVA? Kush është ish-i i Mateos që pritet të futet sot në shtëpi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme