Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rende ne Fier

Posted on February 28, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rende ne Fier
Post Views: 16,624

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Fier, ku një 71-vjeçar ka plagosur me thikë nipin e tij, djalin e vëllait. Sipas policisë, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar disa fishekë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier arrestuan shtetasin P. Z., 71 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e vëllait të tij, shtetasin R. Z., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit P. Z. u gjetën dhe u sekuestruan disa fishekë,” njofton policia.

I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

News

Post navigation

Previous Post: Mediat izraelite: Lideri suprem i Iranit Ali Khamenei, është vrarë
Next Post: “Djali me mbante, nusja me gjuante me shkop”! Nena rrefen tmerrin, ja cfare i ka bere dhe burri tim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme