Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë

Posted on March 1, 2026 By admin No Comments on E fundit! Veprimet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran, Erdogan bën reagimin e fortë
Post Views: 6,074

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar me tone të forta pas operacioneve ushtarake të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit, duke paralajmëruar për rrezikun e një destabilizimi të mëtejshëm në rajon.

Sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia Anadolu, Erdogan i ka bërë thirrje botës islame që të veprojë urgjentisht për të shmangur përshkallëzimin dhe për të rikthyer palët në tryezën e negociatave. Ai ka theksuar se Turqia do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi.

Kreu i shtetit turk është shprehur “thellësisht i shqetësuar” për sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke deklaruar se situata ka nisur me “provokimet e Netanyahut”.

Nga ana tjetër, Erdogan ka dënuar edhe sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, duke i cilësuar ato si të papranueshme, pavarësisht rrethanave.

Zhvillimet vijnë pasi SHBA dhe Izraeli nisën sulme ajrore në territorin iranian, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me dronë dhe raketa, duke rritur frikën për një konflikt të gjerë rajonal.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar

News

Post navigation

Previous Post: U vra teksa ishte në protest, Berisha bën reagimin urgjent: Një lajm…
Next Post: Ja çfarë i ka bërë Khamenei Shqipërisë vite më parë, dhe si e quajti popullin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme