Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Dje protestuesit i vunë zjarrin, Edi Rama ben veprimin e papritur per vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha

Posted on March 1, 2026 By admin No Comments on Dje protestuesit i vunë zjarrin, Edi Rama ben veprimin e papritur per vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha
Post Views: 1,288
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mesditën e kësaj të diele ambientet e vilës së ish-diktatorit, Enver Hoxha. Një ditë pasi kjo godinë ra pre e molotovëve dhe fishekzjarrëve të hedhura nga protestuesit e opozitës, kreu i qeverisë ka vendosur që të shohë nga afër gjendjen e vilës pas sulmeve.

Siç raportuam dhe mbrëmjen e së shtunës, godina e e kthyer në një hapësirë pritëse për artistë nga vende të ndryshme të botës dhe e menaxhuar nga fondacioni francez Art Explora, u sulmua me breshëri molotovësh dhe mjete piroteknike nga protestuesit e opozitës.

Në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 10 persona, mes tyre 7 artistë dhe 3 anëtarë të stafit. Pamjet e transmetuara tregonin qartë praninë e njerëzve në ambientet e brendshme në çastin kur hidheshin mjetet ndezëse.

Rezidenca, e cila për periudhën janar-mars ka mirëpritur tetë artistë nga Polonia, Greqia, Turqia, Kosova, Kina, Bangladeshi dhe Bosnje-Hercegovina, ishte aktive edhe gjatë ditës së djeshme. Vetë artistët kishin ndarë në rrjete sociale momente nga aktivitetet e zhvilluara brenda vilës, pak orë përpara incidentit.

Artistja greke Amalia Vekri publikoi në profilin e saj pamje nga momenti i sulmit, ku shiheshin protestues duke hedhur molotovë drejt godinës.

Lexo gjithashtu: E rende ne vend, humb jeten 19 vjecari
Lista e artistëve përfshin emra nga skena ndërkombëtare si: Agnieszka Mastalerz (Poloni), Amalia Vekri (Greqi), Betül Aksu (Turqi), Dardan Zhegrova (Kosovë), Kemil Bekteši (Bosnje-Hercegovinë & Kosovë), Lumturie Krasniqi (Kosovë), Palash Bhattacharjee (Bangladesh) dhe Yao Qingmei (Kinë).

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ky sulm i dënua ashpër nga mazhoranca, ku përpos ministrave Blendi Gonxhe dhe Albana Koçiut, reagime erdhën dhe nga deputetët socialistë

News

Post navigation

Previous Post: “Si jeni kaq të çm*ndur, kaq idiotë?”/ Shkallon Rama, shan e fy*n qytetarin
Next Post: Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu bën paralajmërimin e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme