Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Lajm i fundit/ Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush e zëvendëson

Posted on March 1, 2026 By admin No Comments on Lajm i fundit/ Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush e zëvendëson
Post Views: 1,044
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Pas më shumë se një viti në krye të Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Motivacioni i shkarkimit ka qenë se “nuk garantoi rend dhe siguri gjatë protestës së opozitës”. Po kështu “u rrezikua jeta e shtetase të huaj” që jetojnë në Tiranë, pasi Policia nuk mori përsipër sigurinë.

Ilir Proda nuk do të jetë më në krye të uniformave blu, teksa ishte vendosur në qendër të akuzave të opozitës shqiptare për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar dhe kartelet.

PD e akuzonte si lidhje direkte e Suel Çelës dhe Ergys Agasit, të cilët edhe e promovuan në kupolën e institucionit.

Ky vendim vjen pak orë pas pas protestës së opozitës, ku nuk u garantua siguria e qytetarëve. Edhe javën e kaluar Policia bëri të njëjtën deklaratë, duke theksuar se nuk garantonte sigurinë për shkak të dhunës së protestuesve dhe opozitës.

Edhe dje protesta u zhvendos në disa pika, ku dy prej tyre ishin Policia e Shtetit dhe e Tiranës. Uniformat blu përdorën përsëri gaz helmues dhe topa uji, teksa pati edhe të lënduar.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ndërkohë në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga. Ky është komandimi i dytë radhazi për të, pasi e mbajti detyrën për disa muaj edhe pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut në fund të vitit 2024, vit në të cilin u emërua edhe Proda në krye të policisë.

News

Post navigation

Previous Post: Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu bën paralajmërimin e fortë
Next Post: Perplasje e forte ne lokal, mbeten viktima 3 persona dhe plagosen disa te tjere

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme