Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Irani nis sulmet me raketa edhe drejt Europës, bombardon bazën ushtarake angleze

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Irani nis sulmet me raketa edhe drejt Europës, bombardon bazën ushtarake angleze
Post Views: 3,120
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Një dron goditi bazën ajrore britanike RAF Akrotiri në Qipro rreth mesnatës së së dielës, duke detyruar autoritetet ushtarake të kryejnë një evakuim të pjesshëm. Ngjarja vjen në ditën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet po përshkallëzohen mes SHBA-Izraelit dhe Iranit.

Autoritetet qipriote njoftuan se edhe dy dronë të tjerë u bllokuan të hënën në mëngjes, çka sugjeron se baza britanike mund të jetë objektiv i një serie sulmesh të vazhdueshme.

Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi incidentin, duke deklaruar se forcat e armatosura reaguan menjëherë ndaj një sulmi të dyshuar me dron dhe se niveli i sigurisë në rajon është ngritur në maksimum. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për viktima, ndërsa dëmet materiale janë të kufizuara.

Banorëve që jetojnë pranë bazës iu kërkua të qëndronin në shtëpi për arsye sigurie, ndërsa familjarët e personelit ushtarak britanik janë zhvendosur përkohësisht në zona të tjera të Qipros.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi kryeministri britanik Keir Starmer pranoi kërkesën e SHBA-së për të përdorur bazat ushtarake britanike në operacionet kundër objekteve raketore iraniane. Megjithatë, zyrtarët thonë se koha e fluturimit tregon se droni mund të jetë lëshuar përpara shpalljes së këtij vendimi.

Ende nuk dihet nga është nisur sulmi. Sipas vlerësimeve fillestare, droni mund të jetë lëshuar direkt nga Irani ose nga grupe aleate të Teheranit në rajon, si Hezbollah në Liban. Edhe pse Londra ka tentuar të kufizojë përfshirjen direkte në konflikt, Irani e konsideron Britaninë një aleat të ngushtë të SHBA-së.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, deklaroi se baza u godit nga një dron tip Shahed, duke theksuar se Qiproja nuk merr pjesë në operacione ushtarake.

Baza RAF Akrotiri është një nga pikat strategjike më të rëndësishme të Britanisë në Lindjen e Mesme dhe përdoret për operacione ajrore dhe misione ushtarake në rajon. Sulmi i fundit konsiderohet i pari i drejtpërdrejtë ndaj saj që nga vitet ’80.

Ndërkohë, konflikti në Lindjen e Mesme po hyn në ditën e tretë, me SHBA-në dhe Izraelin që vazhdojnë goditjet ndaj Iranit pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ali Khamenei, në një sulm ajror. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e qindra mijëra shtetasve britanikë që ndodhen në rajon. (The Guardian)

News

Post navigation

Previous Post: LAJM I FUNDIT/ Incident i dhimbshëm në vendin tonë, humb jetën një djalë i ri (Emri)
Next Post: Raportimi nga Irani: Kemi goditur zyrën e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme