Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Lajmi i fundit/ Ndryshon gjithçka, ish-presidenti i Iranit nuk ka vdekur, por…

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Lajmi i fundit/ Ndryshon gjithçka, ish-presidenti i Iranit nuk ka vdekur, por…
Post Views: 22,634
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Fati i ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad mbetet i paqartë, pasi vetëm pak orë pas raportimeve se ai ishte vrarë gjatë sulmeve të para të përbashkëta izraelito-amerikane ndaj Iranit, zyra e tij zyrtare ka dalë me një deklaratë duke përgënjeshtruar lajmin dhe duke theksuar se ai është ende gjallë.

Sipas mediave lokale, raportimet fillestare pretendonin se Ahmadinejad kishte humbur jetën gjatë bombardimeve, ndërsa imazhe nga Teherani tregonin shtëpinë e tij në lagjen Narmak të goditur nga një raketë. Megjithatë, pas disa orësh pasiguri dhe spekulimesh, stafi i ish-presidentit mohoi kategorikisht vdekjen e tij, duke shtuar edhe më shumë mister mbi situatën reale.

I lindur në vitin 1956 në Aradan, Ahmadinejad vjen nga një familje e thjeshtë dhe konsiderohej një student me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1976, ai u rendit i 132-ti nga rreth 400 mijë kandidatë në provimin pranues të Fakultetit të Inxhinierisë Civile në Universitetin Iranian të Shkencës dhe Teknologjisë. Pas doktoraturës në inxhinieri transporti, ai mbajti disa poste administrative, ndër to guvernator i provincës Ardabil dhe më pas kryetar i bashkisë së Teheranit.

Kthesa e madhe politike erdhi më 24 qershor 2005, kur ai u zgjodh president i Iranit, duke mundur ish-presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani me mbi 61 për qind të votave në raundin e dytë. Zgjedhjet u shoqëruan nga polemika dhe akuza për manipulime, ndërsa në vitin 2009 ai u rizgjodh për një mandat të dytë, periudhë e cila u shënua nga protesta masive të njohura si “Vala e Gjelbër”.

Në vitin 2013, pushtetin e mori Hassan Rouhani, duke i dhënë fund epokës së Ahmadinejadit. Përpjekjet e tij për t’u rikthyer në politikë në vitet 2017, 2021 dhe 2024 u bllokuan nga Këshilli i Gardës, ndërsa pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi në vitin 2024 ai tentoi sërish të rritej politikisht, por pa sukses.

Në arenën ndërkombëtare, Ahmadinejad u bë i njohur për retorikën e ashpër dhe qëndrimin e fortë në mbrojtje të programit bërthamor iranian, si dhe për afrimin strategjik me Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Tashmë, me raportime kontradiktore dhe mungesë informacioni të qartë nga burime të pavarura, mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht me ish-liderin iranian, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

News

Post navigation

Previous Post: Raportimi nga Irani: Kemi goditur zyrën e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu
Next Post: E rëndë! Rrhet gazetari njohur shqiptar nga reperi famshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme