Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Zi në familjen e Pëllumb Salillarit, ndërron jetë bashkëshortja, sipërmarrësja Afërdita Salillari

Posted on March 3, 2026 By admin No Comments on Zi në familjen e Pëllumb Salillarit, ndërron jetë bashkëshortja, sipërmarrësja Afërdita Salillari
Post Views: 3,039

Afërdita Salillari, bashkëshortja e biznesmenit Pëllumb Salillari, ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare. Newsbomb.al mëson se sipërmarrësja e kompanisë “Bervi Construction” ishte prej kohësh në një betejë me kancerin, por fatkeqësisht sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Familja dhe kompania e drejtuar nga Pëllumb Salillari ka dalë me një mesazh mortor për miqtë dhe gjithë njohurit, se pritjet do të bëhen në Tiranë dhe nesër Afërdita Salillari do të përcillet për në varrezat e Sharrës.“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të së nderuarës Znj.Afërdita Salillari. Pritja mortore do të zhvillohet në shtëpinë funerale Alba2000, në Rrugën e Durrësit dhe ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e mërkurë, 4 Mars, ora 11:00, në varrezat e Sharrës.”

Çifti Pëllumb dhe Afërdita Salillari janë përfshirë prej vitesh në fushën e ndërtimit të objekteve infrastrukturore dhe civile, me kompanitë “Salillari” e “Bervi Construction”, ndërsa nga martesa kanë dhe dy djem, Besmirin dhe Ervisin.

Newsbomb.al mëson se sipërmarrësja Afërdita Salillari ishte diagnostifikuar me tumor dhe pavarësisht trajtimit spitalor dhe betejës për jetën, fatkeqësisht ka mbyllur sytë në moshën 64 vjeçare, duke lënë në dhimbje familjen, të afërmit dhe miqtë.

News

Post navigation

Previous Post: Një prej banorëve ka kërkuar të lërë shtëpinë/ Çfarë pritet të ndodh në Prime-n e BBVip?
Next Post: Irani: Kemi vrarë 650 ushtarë amerikanë, është e pritshme që Trump të fshehë shifrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme