Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E fundit! Çfarë po paralajmëron Rama për nesër në orën 09:00

Posted on March 5, 2026 By admin No Comments on E fundit! Çfarë po paralajmëron Rama për nesër në orën 09:00
Post Views: 3,652

Ditën e nesërme, në Partinë Socialiste do të mbahet një takim me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00.

Ndërkohë, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se ai u ka kërkuar përfaqësuesve të dalin më shpesh në terren për të takuar qytetarët, si dhe të forcojnë organizimin e brendshëm.

Deputetët dhe ish-deputetët do të duhet të koordinohen me Bashkinë e Tiranës për evidentimin e problematikave, të cilat më pas do të raportohen në mbledhjet përkatëse.

Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, sidomos sa i përket menaxhimit të hapësirave publike.

Raportohet se Kryeministri u është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.

Gjithashtu, pritet të ngrihet një grup pune nën drejtimin e Ogerta Manastirliu për të identifikuar të gjitha problematikat dhe për t’i raportuar ato në mbledhjet e ardhshme.

News

Post navigation

Previous Post: Çfarë ndodhi?/ Ndërpritet energjia elektrike në Irak, SHBA thirrje shtetasve të saj të largohen nga vendi
Next Post: Erdogan reagon për herë të parë dhe ka një mesazh për Iranin, pasi raketa iraniane ra në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme