Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gjenerali izraelit “fik” cdo spekulim: Irani s’ka asnje arsye të godasë Shqipërinë

Posted on March 5, 2026 By admin No Comments on Gjenerali izraelit “fik” cdo spekulim: Irani s’ka asnje arsye të godasë Shqipërinë
Post Views: 12,535

Gjenerali izraelit Amir Avivi deklaroi se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme po ndryshojnë rendin botëror dhe balancat gjeopolitike, pas sulmeve të ndërmarra nga SHBA dhe Izraeli kundër Iranit.

I ftuar në emisionin “Top Story”, Avivi u pyet edhe për sigurinë e Shqipërisë në këtë situatë tensioni ndërkombëtar. Ai u shpreh se nuk mendon se Irani do të synojë Shqipërinë.

“Po, unë nuk mendoj se Irani do ta godasë Shqipërinë dhe nëse i ka kapacitetet. Jam i sigurt që opozita iraniane në Shqipëri e mbështet këtë operacion dhe shumë prej tyre mund të kenë mundësi të kthehen në atdhe”, tha Avivi.

Ai shtoi se qëllimi i operacioneve ushtarake është që në përfundim të konfliktit Irani të mos ketë më raketa balistike, të cilat sipas tij përbëjnë kërcënim për rajonin dhe Evropën.

“SHBA po e shpëtojnë Europën. Nuk duhet harruar se ky regjim ka synuar dominim global dhe ka zhvilluar raketa balistike që mund të godasin rajone të ndryshme europiane. Në fund të kësaj lufte, numri i këtyre raketave balistike do të jetë zero. Kjo është një mënyrë për të mbrojtur Europën dhe Shqipërinë”, u shpreh ai.

Sipas gjeneralit izraelit, përfundimi i këtij konflikti mund të sjellë edhe një fazë të re stabiliteti në rajon.

“Unë arrij të shoh në fund të kësaj lufte paqe mes Izraelit dhe Iranit”, deklaroi Avivi.

News

Post navigation

Previous Post: Ish banorja e BBV largohet nga vendi? Çfarë po i ndodh gazetares që nuk po e mban dot vendi
Next Post: Moti bën kthesën drastike për nesër, ja çfarë do ndodhë pas disa orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme