Ndodhë për herë të parë në Big Brother/ Ja çfarë bëjnë Selin dhe Gimbo poshtë jorganit

Një moment që mund të trazojë shtëpinë e Big Brother VIP Albania është regjistruar gjatë natës, por që deri tani nuk është zbuluar nga banorët e tjerë.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Selin dhe Gimbo janë parë duke u puthur nën batanije, në momentin kur dritat në shtëpi ishin fikur dhe pjesa tjetër e banorëve po flinin.

Momenti ka ndodhur në fshehtësi dhe deri më tani asnjë nga banorët nuk duket se është në dijeni të asaj që ka ndodhur gjatë natës.

Raporti mes Selin dhe Gimbos ka qenë i komentuar edhe më parë nga publiku, pasi dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit në shtëpi. Megjithatë, ky zhvillim mund të ndryshojë dinamikat në lojë nëse bëhet publik.

Mbetet për t’u parë nëse produksioni do t’i transmetojë pamjet në një nga spektaklet “Prime”, çka mund të shkaktojë reagime të forta nga banorët dhe të ndryshojë raportet brenda shtëpisë.

Kjo eshte puthja e pare qe ndodh ne kete Edicion te Big Brother.

Leave a comment