Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

P*agoset në këmbë 45-vjeçari! Shpallet në kërkim autori

Posted on March 6, 2026 By admin No Comments on P*agoset në këmbë 45-vjeçari! Shpallet në kërkim autori
Post Views: 5,069

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një servisi, ku shtetasi Izvin Gucia ka plagosur në këmbë shtetasin Genc Hoxha, 45-vjeç.

Policia bën me dije se Genc Hoxha ka marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

News

Post navigation

Previous Post: FNSH blindon Vlorën, kontrolle në hyrjet dhe daljet e qytetit
Next Post: Prek zyrtarisht Shqipërinë. Merret vendimi drastik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme