Digital media content and online news are widely searched topics worldwide. Online platforms continue to grow across different industries.

Tronditet Europa, vjen deklarata e fortë e Iranit

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide. Online platforms continue to grow across different industries.

Europa është përfshirë në një klimë të re tensioni pas deklaratave të ashpra që vijnë nga Irani në mes të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave ndërkombëtare, presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ku në fokus ka qenë situata e sigurisë dhe zhvillimet e fundit pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

Ndërkohë nga Teherani kanë ardhur paralajmërime të forta ndaj vendeve europiane. Autoritetet iraniane deklarojnë se nëse Europa vazhdon të qëndrojë e heshtur përballë asaj që Irani e quan shkelje të së drejtës ndërkombëtare nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, atëherë pasojat mund të prekin të gjitha vendet europiane.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide. Online platforms continue to grow across different industries.

“Nëse Europa hesht përballë këtij agresioni, atëherë të gjitha vendet do të paguajnë herët a vonë çmimin e këtij vendimi”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga zyrtarë iranianë.

Këto deklarata kanë shtuar shqetësimin në kryeqytetet europiane, ndërsa liderët e BE-së po zhvillojnë konsultime të shumta diplomatike për të shmangur përhapjen e konfliktit përtej Lindjes së Mesme. Tensionet janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, ndërsa sulmet dhe kundërsulmet mes palëve kanë rritur frikën për një përplasje më të gjerë ndërkombëtare.

Leave a comment