Zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë kanë deklaruar se vendi është i përgatitur për një konflikt të zgjatur ushtarak.
Sipas një deklarate të bërë të dielën nga Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), forcat e armatosura të Iran janë të afta të zhvillojnë operacione intensive luftarake për të paktën gjashtë muaj me ritmin aktual të përplasjeve.
Në deklaratën e tij, të cituar nga transmetuesi shtetëror iranian, Naini theksoi se strukturat ushtarake dhe logjistike të Iranit janë të përgatitura për një konflikt të gjatë dhe se vendi ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në rajon. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm dhe përplasjet mes aktorëve rajonalë po intensifikohen.