Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Marrin fund ditët me diell/ Ndryshimi DRASTIK i motit! Meteorologia befason: Shiu nis…

Posted on April 13, 2026 By admin No Comments on Marrin fund ditët me diell/ Ndryshimi DRASTIK i motit! Meteorologia befason: Shiu nis…
Post Views: 2,316

Meteorologia Tanja Porja parashikon një javë me mot të paqëndrueshëm dhe vranësira të shtuara, të shoqëruara me reshje shiu, veçanërisht në veri të vendit.

“Që nga dita e nesërme presim dy gradë rënie të vlerave termike si në mëngjes dhe në mesditë duke bërë që maksimumi në rang territori të zbresë nga 25- 26°C. Ndërsa do të kemi sërish edhe ditën e nesërme (të martë) prezencë të vranësirave në territor, vranësira të cilat shtohen në pjesën e dytë të ditës duke u zgjeruar zona me reshje.

Megjithëse reshjet do të vijojnë të jenë të pakta, kryesisht veriu dhe gjysma lindore, shumë më pak në qendër dhe në zonat perëndimore të territorit prit gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme. E njëjta situatë nga e mërkura dhe deri të shtunën. Si kundër thamë dhe më herët do të kemi mot të paqëndrueshëm në territor, vranësira të cilat herë pas here fuqizohen duke prodhuar dhe reshje afatshkurtra.

Nga e mërkura dhe deri të premten do të kemi po ashtu reshje të pakta dhe vetëm rrebeshe krejt afatshkurtra në zona të izoluara më së shumti në gjysmën lindore të vendit. E njëjta situatë dhe për ditën e shtunë ku do të kemi reshje të pakta. pjesërisht reshin në territor, jo në të gjithë territorin shqiptar do të kemi reshje“, tha Porja.

lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim
Next Post: “300 mijë ushtarë turq në Izrael, do shfaroset”, jo vetëm me Iranin, plas lufta tjetër e madhe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme