Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Posted on April 20, 2026April 22, 2026 By admin No Comments on A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

 

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Tjeter ngjarje e rëndë! Babai i merr jetën djalit të tij 21 vjecar, del ARSYEJA SH0KUESE!
Next Post: “Urgjente: Konsumimi i ketij ushqimi mund të jetë i rrezikshëm – kërkoni ndihmë nëse shfaqni këto shenja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme