Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Aksident tragjik sonte në Liqenin e Shkodrës – ka viktima

Posted on April 28, 2026May 3, 2026 By admin No Comments on Aksident tragjik sonte në Liqenin e Shkodrës – ka viktima

Një burrë rreth 40 vjeç ka humbur jetën në një aksident në Liqenin e Shkodrës, pasi varka e tij u përmbys në kanalin e Plavnica-s në Mal të Zi. Një person që ndodhej në mjetin lundrues është lënduar, ndërsa po kërkohet edhe një person i tretë, për të cilin dyshohet se mund të ketë humbur jetën.

Këtë e kanë bërë të ditur jozyrtarisht për “Vijesti” nga Drejtoria e Policisë, duke theksuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Ka ndodhur një aksident – mjeti lundrues është përmbysur. Sipas informacioneve të deritanishme, një person ka humbur jetën”, njoftuan nga Policia, transmeton Vijesti.

Ata sqaruan se bëhet fjalë për një burrë 40-vjeçar.

“Një person ka pësuar lëndime dhe është paraqitur në Qendrën e Emergjencës në KBC, ndërsa është duke vazhduar kërkimi për personin e tretë, për të cilin dyshohet se ka qenë në të njëjtën varkë. Hetimet janë në vijim”, njoftuan autoritetet.

Ata shtuan se për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

“Shkaku i vdekjes për momentin është i panjohur”, deklaruan ata.


Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Me gjoksin e ekspozuar, Olta Gixhari ‘djeg’ Madridin
Next Post: LAJM I RËNDËSISHËM për të gjithë ata që planifikojnë pushime në Greqi – Ja qfarë duhet të dini!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme