English

Latest News Update: ALARMI! Hantavirusi mbërrin dhe në këtë shtet, një stjuardesë u infektua

Latest news update and verified information about ongoing events. Authorities continue monitoring the situation.

jë stjuardesë e një linje ajrore është shtruar në spital në Holandë për infeksion nga Hantavirusi. Stjuradesa u sëmur pas kontaktit me një grua, e cila vdiq nga virusi vdekjeprurës në fund të prillit.

Gruaja 69-vjeçare kishte qenë pasagjere në anijen turistike “MV Hondius”, e cila u nis nga Ushuaia, Argjentinë, më 1 prill. Vetëm pak ditë pas nisjes së udhëtimit me anije, bashkëshorti i gruas u sëmur rëndë dhe vdiq në bord të anijes.

Anija turistike vazhdoi udhëtimin e saj përpara se të ankorohej në Territorin e largët Britanik Jashtë Shtetit të Shën Helenës më 24 prill, ku trupi i burrit u nxor në breg. Gruaja shoqëroi trupin e burrit të saj dhe më pas hipi në një fluturim po atë ditë për në Johanesburg.

Pasi mbërriti në Johanesburg, gruaja hipi në fluturimin për në Amsterdam Schiphol, i cili duhej të nisej nga Afrika e Jugut në orën 23:15 të 24 prillit.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *