Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Viza amerikane/ Udhëzime të reja nga DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Posted on April 27, 2026April 30, 2026 By admin No Comments on Viza amerikane/ Udhëzime të reja nga DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Washington Post raportoi për herë të parë për një kabllogram të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili i udhëzon zyrtarët konsullorë që t’u drejtojnë dy pyetje delikate aplikantëve për viza jo-emigruese.

Ata duhet të pyesin nëse aplikanti ka përjetuar dëmtim ose keqtrajtim në vendin e tij të origjinës apo në vendbanimin e fundit, dhe nëse ka frikë nga keqtrajtimi gjatë kthimit atje.Sipas gazetës prestigjoze, aplikantët duhet të pohojnë se nuk i druhen keqtrajtimit ne vendin e prigjines, dhe se nuk kanë frikë te kthehen atje, në të kundërt mund të refuzohen. Masa vjen në kohën kur administrata Trump kërkon të kufizojë më tej hyrjen në vend të azilkërkuesve potencialë.

Një zëdhënës i DASH theksoi se zyrtarët konsullorë janë “vija e parë e mbrojtjes për sigurinë kombëtare të SHBA-së” dhe shtoi se departamenti përdor të gjitha mjetet dhe burimet në dispozicion për të përcaktuar nëse një aplikant për vizë përmbush kriteret ligjore amerikane.

Camille Mackler, konsulente për politikat e imigracionit, tha për CNN se direktiva e re mund t`i vendosë njerëzit në situata të vështira, duke i detyruar të bëjnë zgjedhje që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të familjes. “Gjithashtu, kjo i bën njerëzit të pasigurt për rrugët dhe itineraret e tyre, shtoi ajo.Rregulli i zbatuar për ata që aplikojnë për viza jo-emigruese, përfshijnë vizat për turistët, studentët dhe punëtorët e përkohshëm.

Në janar, Shtetet e Bashkuara e pezulluan përpunimin e vizave të emigracionit për 75 vende.

Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: “E kishte vrarë me 3 plumba, kishte vendosur shami të kuqe në kokë dhe kokën nga perëndimi!” Prençi tregon Vrasjen në Shkodër!
Next Post: Zhdukja e Ilir Metes per 1 ore e 58 minuta, flet nga qelia ish-Presidenti: Ku isha une…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme