Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rende familjare, detajet e plota

Posted on April 27, 2026April 30, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rende familjare, detajet e plota

Një ngjerje e rëndë familjare ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një nënë 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës vetëm disa orë pasi bashkëshorti i saj dyshohet se vrau foshnjën e tyre katërmuajshe.

Ngjarja ka ndodhur në Huntsville, ku autoritetet janë njoftuar fillimisht për një foshnjë që nuk po merrte frymë. E vogla, e quajtur Lotus, është transportuar me urgjencë në spital, por është shpallur e vdekur pak më vonë. Sipas autopsisë, foshnja ka humbur jetën si pasojë e ndërlikimeve nga lëndime të brendshme.

Babai i foshnjës, 34-vjeçari Michele Kaipolai A-Ni, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje dhe dhunë në familje. Ai po mbahet në paraburgim me një garanci prej 250 mijë dollarësh.

Tragjike në SHBA! 28-vjeçarja kryen vetëvrasje pasi burri i

Vetëm disa orë pas kësaj ngjarjeje, nëna e foshnjës, Molly McKelvey, ka kryer vetëvrasje. Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë përshkruar situatën si shkatërruese dhe të pabesueshme.

Familjarët kanë hapur gjithashtu një fushatë ndihme për të përballuar shpenzimet e ceremonive mortore, ndërsa rasti ka shkaktuar reagim të gjerë në opinionin publik në SHBA, duke rikthyer vëmendjen tek dhuna në familje dhe pasojat e saj tragjike.

Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: Zhdukja e Ilir Metes per 1 ore e 58 minuta, flet nga qelia ish-Presidenti: Ku isha une…
Next Post: Borë në pranverë? Zbardhen keto fshatra ne Shqiperi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme