Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Njoftimi urgjent: Shteti do jape 170 apartamente banimi, ja kush perfiton (Qytetet)

Posted on May 9, 2026May 12, 2026 By admin No Comments on Njoftimi urgjent: Shteti do jape 170 apartamente banimi, ja kush perfiton (Qytetet)

Në 10 vitet e fundit Enti Kombëtar i Banesave ka ndërtuar 1026 njësi, ku përfshihen apartamente, njësi shërbimi dhe garazhe me kosto të ulët, për familjet e pastreha.

Por pavarësisht këtyre shifrave, çështja e strehimit mbetet ende e mprehtë më vendin tonë. Kjo për shkak të buxhetit të kufizuar që ofrohet për këtë kategori.

“Sa i përket apartamenteve, Enti Kombëtar i Banesave ka realizuar ndërtimin e 733 apartamenteve me fondet e veta dhe gjatë vitit 2026 do të strehohen në total 170 familje në të gjithë vendin.

Aktualisht Enti Kombëtar i Banesave ka në proces ndërtimi 170 apartamente në disa bashki të vendit, konkretisht 70 në Vlorë, 30 në Shijak, 30 Burrel dhe 40 të tjera në Berat”, tha Besmir Hysa, drejtor i Entit Kombëtar të Banesave.

Por brenda vitit një strategji e re për strehimin pritet të miratohet, e cila do të ketë në fokus tre elementë.

“Objektivi i Entit Kombëtar të Banesave është zgjerimi gradual i programeve të strehimit dhe zhvillimi i modeleve më të integruara të banimit. Projektet e reja synojnë, rritjen e standardit urban, krijimin e komuniteteve të organizuara dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës”, tha Hysa në Vizion Plus.

Views: 1
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: E bujshme! Ish ministri i njohur raportohet se është arratisur drejt SHBA-ve (Foto)
Next Post: 54 vjet pasi nëna u zhduk pa lënë gjurmë, punëtorët bëjnë një zbulim të frikshëm në oborrin e saj…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme