Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Toggle search form

Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje në vrasje, arrestohet shqiptari në Itali, u zbulua nga dokumentet false

Posted on May 9, 2026May 12, 2026 By admin No Comments on Në kërkim prej 3 vitesh për përfshirje në vrasje, arrestohet shqiptari në Itali, u zbulua nga dokumentet false

Një 35-vjeçar shqiptar, në kërkim prej 3 vitesh nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në Moncalieri të Italisë. Sipas raportimeve të mediave italiane, në momentin e ndalimit në rrugë nga policia, shqiptari iu ka paraqitur efektivëve kartë identiteti dhe një patentë shoferi spanjolle.

Pas dërgimit në komisariatin e policisë së Torinos për hetime dhe verifikime të mëtejshme rezultoi se dokumentet e paraqitura ishin plotësisht të falsifikuara, të krijuara për të shmangur kontrollet e mundshme brenda Evropës.

Ndërkohë u zbulua po ashtu se 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohej për grup kriminal, përfshirje në vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe furnizim me mjete për aktivitet kriminal.

Ai ishte dënuar me tre vjet e katër muaj burg nga gjykata e Tiranës. Pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Views: 0
lajmeshqip

Post navigation

Previous Post: 20-vjeçari vritet me thikë, shkak dyshohet një konflikt i vitit 2011 mes dy familjeve shqiptare
Next Post: Gazetari jep lajmin e madh, ja marrëvëshja e madhe që është kryer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme