Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Zbulohet ARSENIK në bukët e furrave shqiptare! Ekspertët: Lënda toksike, shkakton kancer…

Posted on February 5, 2026 By admin No Comments on Zbulohet ARSENIK në bukët e furrave shqiptare! Ekspertët: Lënda toksike, shkakton kancer…
Post Views: 3,105
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Emisioni “InsideStory” në Top Channel realizoi disa analiza për konstatimin e metaleve të rënda tek buka, të cilat konsiderohen toksike dhe mjaft të dëmshme për organizmin.

Në fletë-analizën tjetër, ajo që bie në sy është niveli i arsenikut inorganik që rezulton 0,266 miligram për kilogramë. Nëse kemi parasysh faktin se pesha e bukës është vetëm 800 gram, atëherë kjo do të thotë se niveli mund të jetë edhe më i lartë. Siç dihet, arseniku inorganik është një lëndë toksike mjaft e rrezikshme nëse gjendet në nivele të larta. Por, ajo që komplikon edhe më tej situatën është fakti se udhëzuesit zyrtarë dhe manualët në fuqi, nuk kanë përcaktuar një normë mbi nivelin e lejuar te buka. Në këtë pikë, ekspertët mbeten të ndarë. Mjekët japin alarmin dhe e konsiderojnë problematik këtë rezultat të konstatuar në analizë prej 0,266 miligramë arsenik. Ndërkohë, për kimistët situata nuk mund të përkufizohet aq dramatike…

“Kujdes pse, sepse arseniku jo për të gjitha sëmundjet ka të njëjtën dozë që rekomandohet, pra unë mora më të voglën dhe kjo është për të evidentuar të gjitha llojet e sëmundjeve por për lezionet e lëkurës, pra kancer lëkure e kështu me radhë kjo dozë është 0,3 për disa të tjera rritet, kur bie puna për të shkaktuar kancer të mushkërive, probleme të zemrës, infertilitetit“, u shpreh Ilir Alimehmeti, mjek.

“Në parimet shkencore nuk mund të merret referencë krahasuese me orizin pasi buka ka konsum masiv e e sidomos në vendin tonë është produkti kryesor i përdorimit masiv në popullatë në të gjitha moshat dhe për pasojë duhet të ketë standardet e veta shkencore që ne nuk i kemi fatkeqësisht”, u shpreh Besnik Jakaj, mjek.

“Në konceptin mjekësor në do të shohim ekspozimin që ne kemi ndaj arsenikut, pra njeriu çfarë arseniku merr dhe të mos harrojmë që ka dy lloje arsniku, organik dhe inorganik. arseniku inorganik është ai i dëmshmi”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Për disa ekspertë, ky është tregues se arseniku nuk mund dhe nuk duhet të jetë i pranishëm tek buka. Kjo, mbështetet edhe me faktin se AKU, në laboratorët e saj nuk ka asnjë përcaktim për nivelin e arsenikut në bukë.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

“Në analizat e para ne shohim që po arseniku është i lartë, krahasuar me rregulloret e kumuniteti Evropian për drithërat por është i cituar vetëm orizi, nëse bëjmë krahasimin jemi jashtë kufirit maksimal, ne bukën e kemi të përdirshme dhe konsumi është i përditshëm. Detyrimisht kjo është një alert, por kjo është një alert për AKU e cila duhet ta ndjekë me doemos zhvillimin në këtë drejtim të metaleve të rënda”, u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti.

Të gjendur në një situatë pa definicione të sakta, ne i jemi drejtuar AKU-së me një tjetër kërkesë për informacion nëse kryen analiza për metalet e rënda në bukë, dhe cilat janë nivelet që merr për bazë në rastin e arsenikut, por, nuk morëm përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit./ Top Channel

News

Post navigation

Previous Post: VIDEO/ Lëkundje të forta, pamje të FRIKSHMË nga tërmeti në Korçë
Next Post: Ngjarje tragjike! Humbin jetën katër anëtarët e familjes shqiptare, ja cfarë u ndodhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme