People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Klodiana Lala sjell informacione te tjera lidhur me Belinda Ballukun

News
People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Gazetarja Klodiana Lala, në intervistën e saj televizive, sqaroi në detaje vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila la në fuqi vendimin për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Lala tha se nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrance.

Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

“Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej, Lala u ndal te ndarja e trupës gjyqësore për vendimin ndaj Ballukut ku, kryetarja e GJK Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit, ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

“4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

People regularly search for online news, entertainment, and useful digital content across different platforms

Klodiana Lala: GJK ka marrë një vendim, ku 4 anëtarët e trupës gjykuese kanë marrë vendimin pro dhe 4 të tjerë kundër.

Që në momentin që GJK e shpalli vendimin e saj, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet publike derisa të shprehet Apeli i GJKKO.

Kryetarja Fjona Papajorgji, Marjana Semini, Sandër Beci dhe Sonila Bejtja janë të qëndrimit që zonja Balluku nuk mund të pezullohej pasi gëzon imunitetin e deputetit ndaj SPAK duhet të shkonte në Kuvend të merrte autorizim.

4 gjyqtarët e tjerë që janë Ilir Toska, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Marsida Xhaferllari. Gent Ibrahimi, në vendimin e ndërmjetëm të datës 12 dhjetor, ai ka votuar për heqjen e përkohshme të pezullimit të Ballukut, pra ka qenë në favor të Ramës.

Secili prej gjyqtarëve jep votën e tij pro e kundër.

Cfarë thotë në thelb vendimi:

Duke qenë se GJK nuk e ka konsideruar antikushtetues vendimin e GJKKO I jep mundësi SPAK në cdo rast ti drejtohet gjykatës dhe të kërkojë pezullimin e një zyrtari të lartë nga ushtrimi I funksioneve. Pra nëse nesër, presidenti e kryeministri do ti drejtohet GJK, unë do preferoja që kjo gjykatë duhet ti kishte dhënë përgjigje përfundimtare, këtë nuk e kemi të prerë.

Por duke qenë se nuk është antikushtetues, SPAK e shfrytëzon këtë moment, që në rast hetimi ndaj një zyrtari mund ti drejtohet gjykatës për pezullimin nga funksioni.

Nëse Balluku shkon në zyrë dhe shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të arrestohet në flagrancë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *