Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Posted on February 7, 2026 By admin No Comments on IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave.

Sipas të dhënave të motit, e shtuna dhe e diela do të shoqërohen nga reshje shiu në pjesën më të madhe të qarqeve në vend, teksa nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës në zonat malore.

Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane.

Sot pasdite (e shtunë, datë 7) dhe nesër (e diel, datë 8) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zonat malore në lartësitë mbi 1100 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë dhe Durrës.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 2 / 11 °C

Sot pasdite era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në zonat malore. Nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: “Do iki t’iu marr ”/ Luiz Ejlli paralajmëron “tërmet” sonte në Big Brother
Next Post: Klodiana Lala sjell informacione te tjera lidhur me Belinda Ballukun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme