Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Luizi në shtëpi, Kiara jashtë e përlotur! Çfarë bëri ai që i “theu” zemrën gruas së tij

Posted on February 9, 2026 By admin No Comments on Luizi në shtëpi, Kiara jashtë e përlotur! Çfarë bëri ai që i “theu” zemrën gruas së tij

Ndonëse ende nuk i ka mbushur plot 48 orë brenda shtëpisë më të famshme në Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka arritur që të “çmendë” ndjekësit e tij, ashtu sikurse dhe dy vite më parë.

Siç e kanë treguar dhe statistikat ai ka arritur që të jetë personi më i komentuar dhe i kontrolluar në internet përgjatë këtyre orëve. Përpos batutave, pyetjeve me “spec”, komenteve pikante, miqësive por dhe “armiqësive”, Luizi në këto orë qëndrimi në Big Brother Vip ka “thyer” dhe një nga porositë e bashkëshortes së tij, Kiarës.

Ajo deklaroi në “Fun Club”, se kushti i vetëm që i kishte vendosur Luizit ishte që të mos shfaqej pa bluzë në shtëpi, duke e konsideruar se tani është një “burrë i martuar”.

Por, si duket këtë kusht ai nuk e ka zbatuar dhe menjëherë në rrjet kanë “shpërthyer” memet. Vetë moderatorja reagoi me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto ku vihej në dukje shkelja që Luizi kishte bërë, të shoqëruar me një “emoji” të përlotur.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: 180 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Vjen reagimi i fortë nga Qeveria Rama…
Next Post: I FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku socialist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme