Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku socialist

Posted on February 9, 2026 By admin No Comments on I FUNDIT/ Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku socialist

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.

Gjithashtu, në vendimin e shpallur këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm, Kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike.

Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove.

Edison Memolla
Sipas hetimit të prokurorit Edvin Kondili, kryebashkiaku Memolla ndërhyri te punonjësit e OSHEE qe mos të ndërpritej energjia elektrike në këmbim të votave për zgjedhjet qe u mbajtën në 6 mars 2022.

Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa vendimi i Apelit të Posaçëm ishte i formës së prerë dhe i zbatueshëm nga policia për ta arrestuar, nëse kryebashkiaku socialist nuk do të ishte vetëdorëzuar./Top Channel

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Luizi në shtëpi, Kiara jashtë e përlotur! Çfarë bëri ai që i “theu” zemrën gruas së tij
Next Post: Një burrë gjeti një çantë të çuditshme në pyll. Kur e hapi nuk u besonte syve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme