Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Balla tregon si do të veprohet

Posted on February 12, 2026 By admin No Comments on SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Balla tregon si do të veprohet

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është tërësisht në përputhje me Kuvendin. Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli ka një kohë të përcaktuar prej 3 muajsh.

Vendimmarrja e marrë në Këshill qartazi ka thënë sesa kohë kishte një çështje ku palë e përfshirë ishte Kuvendi i Shqipërisë, natyrshëm që ishim të detyruar që të prisnim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Jemi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur një vendim, edhe pse 8 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese i dhanë të drejtë palës kërkuese, kreyministrit që kishte ndërhyrje në kompetencat e Këshillit të Minisrave, parlamentit dhe presidentit.

Nuk ka asnjë dyshim që Këshilli i Mandateve do të mblidhet dhe do të shqyrtojë kërkesën, ndërkohë që ne do të vijojmë me një proces adresimi të asaj që ka thënë Gjykata Kushtetuese. Na duhet ta marrim vendimin të zbardhur.

I bëj thirrje që edhe pse nuk arritët dot të merrnin vendim, shpresoj shumë ta zbardhni vendimin dhe ta publikoni në fletoren zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë, siç ka bërë në të gjitha rastet, edhe kur nuk është marrë jurisprudencë, na duhet ta lexojmë”, tha Balla.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Të tjera ndryshime, Edi Rama prezanton drejtorin e ri të IKMT-së (Emri)
Next Post: Rezultate befasuese! Ja kë shiko publiku si fitues absolut të Big Brother VIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme