Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Shqipëria sot nën pushtetin e shiut, reshje dhe rrufe, dëborë pritet

Posted on February 14, 2026 By admin No Comments on Shqipëria sot nën pushtetin e shiut, reshje dhe rrufe, dëborë pritet

Sot, ditë e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesish përgjatë ultësirës perëndimore në orët e para të ditës.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet të ulët.

Në orët e pasdites deri në mbrëmje vonë reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit, hera-herës shtrëngata afatshkurtra, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ndërsa në zonën e jugperëndimit dhe ekstremin jugor reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: E fundit! Gjatë gërmimeve në një varr u gjend
Next Post: Ngjarje e rende ka ndodhur sot në Itali.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme