Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Mund të bllokojmë aeroportin!”/ Zbulohet SKENARI, çfarë pritet në protestën e radhës të Berishës…

Posted on February 17, 2026 By admin No Comments on “Mund të bllokojmë aeroportin!”/ Zbulohet SKENARI, çfarë pritet në protestën e radhës të Berishës…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj ka komentuar aktualitetin politik dhe sksionin brenda selisë blu.

I pyetur, mes të tjerash edhe për ish-deputetë të opozitës që kanë marrë poste nga qeveria, Biberaj zbuloi se edhe ai ka pasur ofertë nga kryeministri.

“Ofertë kam pasur edhe unë nga Edi Rama, por nuk jam tunduar për asnjë moment. As nuk më ka shkuar në mendje. Kanë qenë oferta për pozicione të rëndësishme politike, të cilat unë i kam refuzuar pa asnjë lloj dyshimi. Përgjigjja ime ka qenë korrekte, gjykoj: Unë jam i djathtë dhe nuk kam nevojë për një mandat deputeti. Dhe për kuriozitet, përgjigjja e tij ka qenë: Pse, unë jam i majtë?”, tha Biberaj.

I pyetur në lidhje me skenarët e protestës së radhës të opozitës, Biberaj tha se mund të bllokohen rrugë, porte, aeroporte.

“Organizatorët e protestës do të shohin mundësinë e diversifikimit të saj. Mund të bllokohen rrugë, porte, aeroporte… Mund të rrihet aty (në Bulevard) me orë, ndoshta me ditë, ose ndoshta edhe me net. Këto janë mendimet e mia, por protesta është një e drejtë civile dhe qytetare”, tha Biberaj.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj opozitarë do të protestojnë sërish kundër qeverisë më 20 shkurt, në 35-vjetorin e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha nga Sheshi “Skënderbej”.

Views: 0
News

Post navigation

Previous Post: Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë
Next Post: Binaj ngre tonet pas paralizës së vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme