Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Binaj ngre tonet pas paralizës së vendit

Posted on February 17, 2026 By admin No Comments on Binaj ngre tonet pas paralizës së vendit
Post Views: 7,439
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Aktivisti Florjan Binaj, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se në Shqipëri largohen specialistët dhe merren në punë të paaftët.

“Nëqoftëse popujve europianë u derdhet shumë shpejt kupa dhe reagojnë, neve vazhdon mbushet, mbushet, mbushet, mbushet, mbushet dhe reagojmë shumë vonë. Këto që po ndodhin nuk duhet t’i quajmë fatkeqësi natyrore.

Këto janë fatkeqësi njerëzore dhe janë totalisht të shmangshme, por nëqoftëse ne i bëjmë qytetet, të marr një rast të krahasuar si të dali një njeri para një ujëvare, të hapi gojën, të fusi gjithë ujin e ujvarës në trup dhe të presi që fshikëza e tij të përballojë gjithë ujin dhe të dali. Kjo kjo nuk ka sens, nuk mund të ndodhi.

Dhe përveç kësaj, në 30 vitet e fundit ka humbur simbioza midis arkitekturës dhe urbanistikës. Nuk ka më simbiozë. Unë nuk kam dëgjuar më të vijnë urbanistë të famshëm ndërkombëtarë.

Këtu vijnë vetëm arkitektë të famshëm ndërkombëtarë, me disa projekte që kur ne ishim studentë në arkitekturë po t’i bënim ne ato, do na kapnin për veshi profesorët e do na nxirrnin jashtë”, tha Binaj.

“Nga ana tjetër ka humbur edhe respekti ndaj natyrës. Njerëzit nuk jetojnë dot pa natyrën, por natyra jeton shumë mirë dhe ka jetuar shumë mirë pa njerëz. Madje, jeton edhe më mirë pa njerëzit.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ne në të gjithë këto vite kemi bërë një lloj shkëputje nga natyra dhe kemi bërë sikur natyra është një fenomen që kur na duhet ne e marrim, kur s’na duhet neve e shtyjmë.

Dhe pikërisht sepse në këto 30 vite në vend që të mbajmë në pëllëmbë të dorës ata specialistë të të gjitha profesioneve, ne i kemi larguar dhe kemi marrë këta njerëzit e paaftë se kanë kosto më të vogël dhe dinë të thonë “PO” edhe atëherë kur s’duhet.

Ndërkohë që një profesionist di të thotë “JO”. Nëqoftëse një specialist dikur bënte gabim, e hiqnin nga puna dhe nuk hapte më asnjë derë.

Këta që janë të paaftë, që edhe te Temu do kishim gjetur ndonjë më të hajrit, i heqin nga një institucion dhe i fusin te një tjetër dhe vazhdon çdo gjë siç ka qenë nga fillimi”, shtoi Binaj

News

Post navigation

Previous Post: “Mund të bllokojmë aeroportin!”/ Zbulohet SKENARI, çfarë pritet në protestën e radhës të Berishës…
Next Post: Pas Dash Sulës! Askush nuk e priste! PS propozon EMRIN e ish-deputetit të PD për “postin” e bujshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme