Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ndryshimi DRASTIK i motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars…

Posted on February 21, 2026 By admin No Comments on Ndryshimi DRASTIK i motit/ Paralajmërimi i meteorologut: Çfarë na pret në Mars…
Post Views: 5,720

Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se fundjava do të karakterizohet kryesisht nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, me përjashtim të disa momenteve të pakta me reshje shiu që priten gjatë pasdites në pjesën lindore të vendit.

“Dita e diel do të sjellë temperatura minimale në zonat malore rreth -1 deri -2°C, ndërsa maksimumet në këto zona pritet të jenë rreth 12°C. Në vijën bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 8 deri në 13°C në mëngjes dhe 16-17°C në mesditë,” tha Osmani, duke theksuar se moti i qëndrueshëm do të mbizotërojë edhe gjatë javës që vjen.

Për muajin mars, Osmani paralajmëroi një rritje graduale të temperaturave, duke e konsideruar këtë periudhë si një kalim nga dimri drejt pranverës.

“Në mars reshjet janë më se prezente herë pas here, dhe rritja e temperaturave mund të ndikojë edhe në zhvillime të përkohshme të cikloneve që prekin territorin shqiptar. Prania e diellit dhe temperaturat më të larta në vijën bregdetare do të jenë karakteristike për ditët e ardhshme” shtoi meteorologu.

News

Post navigation

Previous Post: Askush nuk e priste! Berisha: Do sulmojmë selitë e PS në të gjithë vendin!
Next Post: Loredana Zefi zbulon sekretin e madh të Mozzikut, askush nuk e dinte këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme