Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Natë e kobshme për vendin: Tre persona humbin jetën

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on Natë e kobshme për vendin: Tre persona humbin jetën
Post Views: 6,788

Një natë e kobshme ka qenë kjo e diel për vendin tonë, pasi tre persona kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme brenda pak orësh.

Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar rreth orës 18:40 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, raporton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.

Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër ngjarje tragjike u shënua në Bresje të Fushë Kosovë, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë. Sipas Policisë së Prishtinës, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.

Njëherësh, bilancit tragjik të kësaj nate iu shtua edhe një tjetër viktimë në Prizren.

Një burrë 44-vjeçar vdiq po ashtu pas lëndimeve të rënda që kishte marrë pasi kishte rënë nga lartësia.

Ai ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Prizrenit dhe më pas në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu viktimën e tretë të gjinisë së njëjtë brenda natës në vendin tonë. /Klankosova.tv

News

Post navigation

Previous Post: Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku
Next Post: Ngjarje tragjike në vend, gjendet i vdekur një 18-vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme