Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku

Posted on February 22, 2026 By admin No Comments on Del EMRI që po përflitet për të marrë “postin” e zv/kryeministres Balluku
Post Views: 1,630

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të propozojë emrin që do të mbajë detyrën e zv.kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut.

Në koridoret e politikës dhe Qeverisë ka nisur të përflitet emri i Delina Ibrahimaj. Megjithatë duhet theksuar se ende nuk ka një emër zyrtar apo vendim zyrtar për ndryshimin e numrit dy të qeverisë.

Në fund të muajit nëntor SPAK i njoftoi akuzën Belinda Ballukut për hetimin e tunelit të Llogarasë. Po ashtu GJKKO vendosi pezullimin nga detyra. Veprimi u kundërshtua nga Qeveria që e cilësoi ndërhyrje në kompetencat mes pushteteve.

Delina Ibrahimaj ka lindur në Tiranë, më 23 dhjetor 1983. Që prej muajit shtator 2025, ajo mban postin e Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Përpara kësaj detyre, duke nisur nga muaji shtator 2023, ajo ka ushtruar detyrën e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

News

Post navigation

Previous Post: Kùjtùat se Ráma ia hòdhi dùke tákùar Trùmp?? Shtèpia e Bárdhë i bèn lèvîzjen e fòrtë Edît, që askùsh se prîste
Next Post: Natë e kobshme për vendin: Tre persona humbin jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme