Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto

Posted on February 24, 2026 By admin No Comments on Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto
Post Views: 8,536

Bashkia e Lezhës ka ndarë lajmin e trishtë, ku mjeku i njohur Ndue Simoni është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Në postimin e saj në Facebook, Bashkia Lezhë shkruan se mjeku Simoni dha një kontribut të madh në ngritjen dhe zhvillimin e shërbimeve spitalore në qytetin e Lezhës, veçanërisht në fushën e anestezisë

Po ashtu, në postim theksohet se me largimin mjekut nga jeta, qyteti i Lezhës humb një profesionist të përkushtuar.

Postimi i Bashkisë Lezhë:

Bashkia Lezhë shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për ndarjen nga jeta të mjekut të mirënjohur Ndue Simoni, një personalitet i shquar i shërbimit shëndetësor dhe një figurë e respektuar e komunitetit lezhjan, i cili për dekada me radhë i shërbeu qytetarëve me përkushtim të lartë profesional, integritet dhe ndjenjë të thellë humanizmi.

I diplomuar në Universiteti Shtetëror i Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, doktor Simoni kontribuoi në mënyrë të qenësishme në ngritjen dhe zhvillimin e shërbimeve spitalore në qytetin e Lezhës, veçanërisht në fushën e anestezi-reanimacionit pranë Spitali Rajonal i Lezhës. Në vlerësim të kontributit të tij të çmuar dhe veprimtarisë së gjatë profesionale, në vitin 2018, shërbimi i anestezi-reanimacionit mori zyrtarisht emrin “Ndue Simoni”.

Me largimin e tij nga jeta, qyteti i Lezhës humb një profesionist të përkushtuar, një koleg të nderuar dhe një qytetar me vlera të larta morale e shoqërore, trashëgimia e të cilit do të mbetet e paharruar në shërbim të komunitetit.

U prehtë në paqe.

News

Post navigation

Previous Post: Ndryshime në Gardën e Republikës, lëvizin disa drejtues
Next Post: Gjykata Kushtetuese tjetër vendim kundër PS-së: 8 me 0 pro opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme