Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gjykata Kushtetuese tjetër vendim kundër PS-së: 8 me 0 pro opozitës

Posted on February 24, 2026 By admin No Comments on Gjykata Kushtetuese tjetër vendim kundër PS-së: 8 me 0 pro opozitës
Post Views: 3,572

Gjykata Kushtetuese ka marrë një tjetër vendim kundër mazhorancës. Me votim unanim 8 me 0 i dha të drejtë opozitës për komisionet hetimore duke e cilësuar ndryshimin e rregullores të padrejtë.

Sipas vendimit procesi duhet të rikthehet nëparlament, pasi argumentohet se në procesin e parë nuk u ndoq procedura e rregullt.

Vendimi erdhi pas ankesës së demokratëve për shkelje procedurash në ndryshimin e rregullores.

Sipas PD rritja e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11 ishin të njëanshme dhe pa konsensus pasi gjithçka u miratua me 79 vota të mazhorancës, Në atë kohë opozita braktisi sallën në momentin e votimit.

Nga 11 komisionet e reja, 7 prej tyre do t’i drejtonte Partia Socialiste, ndërsa 4 opozita. Dëmi kryesor, sipas kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhit, ishte largimi i opozitës nga drejtimi i Komisionit për Integrimin.

News

Post navigation

Previous Post: Mjekësia në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto
Next Post: E fundit! Luçiano Boçi shkon në Parlament i fashuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme