Skip to content

Portali Aurora

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tr*gjedi/ Dy femra humbin jetën nga…

Posted on February 26, 2026 By admin No Comments on Tr*gjedi/ Dy femra humbin jetën nga…
Post Views: 2,204

Dy gra kanë humbur jetën pasi u kapën nga një ortek në Alpet franceze, duke e çuar në 30 numrin total të viktimave nga ortekët në Europë që nga nisja e sezonit dimëror.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën La Chapelle d’Abondance, në rajonin e Haute-Savoie në lindje të Francës. Dy gratë, të cilat kishin shkuar për ski, u raportuan fillimisht të zhdukura pasi nuk u paraqitën në punë, çka çoi në nisjen e operacionit të kërkimit.

Ekipet e shpëtimit lokalizuan makinën e tyre pranë një qendre skijimi, ndërsa më pas një helikopter zbuloi sinjale nga pajisjet e tyre të sigurisë në zonën ku kishte ndodhur orteku. Trupat u gjetën të mbuluar nga dëbora, në thellësi të konsiderueshme.

Autoritetet franceze kishin paralajmëruar më herët për një rrezik të lartë ortekësh në këtë zonë për shkak të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shumta të dëborës.

Ngjarja e fundit rikthen vëmendjen te rreziku i lartë në zonat alpine gjatë sezonit dimëror, ku incidente të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera të Europës gjatë javëve të fundit.

News

Post navigation

Previous Post: Konfirmohet banorja më e re e BBVIP, kush është modelja 23-vjeçare që do i bashkohet shtëpisë këtë të shtunë (Foto)
Next Post: Të paktën 46 të vd*kur nga shirat e rrëmbyeshëm ne Brazil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 Portali Aurora.

Powered by PressBook WordPress theme