Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Të paktën 46 të vd*kur nga shirat e rrëmbyeshëm ne Brazil

Posted on February 26, 2026 By admin No Comments on Të paktën 46 të vd*kur nga shirat e rrëmbyeshëm ne Brazil
Post Views: 41,573
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Të paktën 46 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve të dendura që goditën juglindjen e Brazilit, ndërsa shpresat për gjetjen gjallë të 21 personave të zhdukur po zbehen me kalimin e orëve

Stuhitë me intensitet të pazakontë përfshinë të hënën qytetet Juiz de Fora dhe Ubá, në shtetin Minas Gerais, duke shkaktuar përmbytje, shembje ndërtesash, rrëshqitje dheu dhe rrjedha të fuqishme balte.

Sipas shërbimeve të emergjencës, në Juiz de Fora – qytet me rreth 540 mijë banorë – është thuajse e pamundur të gjenden të mbijetuar nën masat e baltës që kanë mbuluar zona të tëra. Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e forta mund të vazhdojnë deri të premten, duke rritur rrezikun për përkeqësim të situatës.

Shumë familje kanë mbetur pa shtëpi dhe pa asnjë mjet jetese, duke u përballur me nevojën për të nisur gjithçka nga e para.

“Familja jonë është e dëshpëruar”, tha mes lotësh një 43-vjeçare që kërkon dy fëmijët e kushërirës së saj, 6 dhe 9 vjeç, si dhe partnerin e saj, nën rrënojat në Juiz de Fora. Sipas saj, kushërira ishte ende gjallë kur mbërritën zjarrfikësit, por ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Në të njëjtën zonë u gjet e pajetë edhe tezja e saj.

Pak metra më tej, ekipet e shpëtimit nxorën trupin e pajetë të një burri, i cili kishte arritur të shpëtonte bashkëshorten nga shtëpia, por vetë nuk i mbijetoi rrëshqitjes së dheut.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Kaos edhe në Ubá

Në Ubá, qytet me rreth 107 mijë banorë, lumi me të njëjtin emër doli nga shtrati, duke përmbytur qendrën dhe duke mbuluar rrugët me baltë dhe mbeturina. Tregtarët, të veshur me çizme gome, përpiqen të shpëtojnë çfarë ka mbetur nga dyqanet e tyre të shkatërruara.

“Kur ka përmbytje zakonisht uji del pak mbi brigje, por kësaj here mbuloi një pjesë të madhe të qytetit”, tha një 30-vjeçar, pronar i një dyqani materialesh ndërtimi, duke përshkruar situatën si kaotike.

Autoritetet vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa bilanci i viktimave mund të rritet nëse konfirmohet se 21 personat e zhdukur nuk kanë mbijetuar.

News

Post navigation

Previous Post: Tr*gjedi/ Dy femra humbin jetën nga…
Next Post: U akυzua për abυzim s*ksυaI/ 16-vjeçari HlDHET mbi shinat e trenit, hυmb j*tën tragjikisht bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme