Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Kush përfiton rritje page nga arsimtarët dhe kur do të mundësohet rritja mbi pagën bruto

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on Kush përfiton rritje page nga arsimtarët dhe kur do të mundësohet rritja mbi pagën bruto
Post Views: 1,119
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Këshilli i Ministrave veç pagave në arsim vendosi për ngritjen e Inspektoriatit Qendror të Arsimit Parauniversitar (IQAP), institucion publik në varësi të Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Misioni i IQAP thuhet se do jetë garantimi i zbatimit të legjislacionit përmes inspektimit në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në vend.

Ai do të verifikojë pajtueshmërinë e veprimtarisë së shkollave me kuadrin rregullator në fuqi, do të unifikojë praktikat e inspektimit dhe do të vlerësojë përmbushjen e kritereve të licencimit nga institucionet arsimore private.

Inspektoriati, në raste shkeljesh, do t’i propozojë ministrit përgjegjës masa administrative, përfshirë pezullimin apo heqjen e licencës.
Funksionet inspektuese të Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe të drejtorive rajonale do të transferohen pranë IQAP-it.

Rritja e pagave

Me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, miratoi disa vendime për rritjen e pagave me 2.5% për mësuesit e sistemit parauniversitar, për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe për ushtarakët.
Rritja e pagave i shtrin efektet nga 1 janari 2026, ndërsa shtesa e llogaritur mbi pagën bruto do të aplikohet pas botimit të vendimeve në faqen zyrtare.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Në sistemin arsimor parauniversitar, përfitojnë rreth 36,390 punonjës mësimorë dhe jomësimorë nga miratimi i vendimit.

Për 30 mijë punonjës mësimorë dhe punonjës psikologë/punonjës social dhe oficerë të sigurisë në institucionet arsimore të sistemit të arsimit parauniversitar, në varësi të Ministrisë së Arsimit, efektet llogariten rreth 114.5 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurime shoqërore e shëndetësore;

Për 1 500 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit professional, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, efektet llogariten rreth 6 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore;
Për 4 890 punonjës mësimorë të sistemit të arsimit parashkollor, të qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, efektet llogariten rreth 16.7 mln lekë në muaj për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore.

News

Post navigation

Previous Post: Tronditet shtëpia: Sërish zarf i zi në Big Brother, edhe një banor eci për shtëpi
Next Post: I fundit, do kete nderprerje energjie ne keto zona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme