Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

I fundit, do kete nderprerje energjie ne keto zona

Posted on February 27, 2026 By admin No Comments on I fundit, do kete nderprerje energjie ne keto zona
Post Views: 19,470
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Banorët dhe bizneset në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike gjatë periudhës 2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të stakimit si masë sigurie të linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.

Elbasan

Në datat 2–4 mars, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan. Si pasojë, për rreth 5 minuta do të mbeten pa energji zonat:
Ital Druri, Lagjja “Skënderbej”, Fabrika e Tullës, Hajdaran, Shushicë, Fushë Bull, Tahiraj, Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës dhe Kryezjarr.

Gramsh

Ndërprerje do të ketë më 2 dhe 5 mars, nga ora 06:00 deri në 06:05, për shkak të stakimit të Linjës 35kV L30–78 Mjekës – Banjë. Për 5 minuta do të mbeten pa energji:
Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë, Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft, si dhe HEC-et Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë dhe Pisha, si edhe subjekti AL Mex Wood.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Ndërprerja do të prekë gjithashtu një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Holta, Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.

Librazhd

Në datat 2–4 mars, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Për rreth 5 minuta do të mbeten pa energji zonat: Shirgjan, Reparti Mjekës, fshatrat Mjekës dhe Kryezjarr.

Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara, të domosdoshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e manovrimeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masa për mbrojtjen e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.

News

Post navigation

Previous Post: Kush përfiton rritje page nga arsimtarët dhe kur do të mundësohet rritja mbi pagën bruto
Next Post: E TRISHTË: Ndahet nga jeta infermieri i infektivit në QSUT (EMRI/Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme