Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

I fùndît, thîrret per te dèshmùar Elîra Kòkona

Posted on February 28, 2026 By admin No Comments on I fùndît, thîrret per te dèshmùar Elîra Kòkona
Post Views: 14,895
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona.

Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan Nushi. Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni.

Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj.

DENONCIMET E BERISHËS

Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar abuzimet për parkun teknologjik “Durana”, duke thënë se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një livadh, ndërsa e cilësoi Kokonën si “Lubia numër 3″.

“Skemë si Troplana, e menaxhuar nga famozja Lubia numër 3, Elira Kokona, në emër të patronit të saj, Edi Rama, gjen vetëm djegësin e Tiranës.

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Por dallimi është se në rastin e djegësit të Tiranës, territori është pa asnjë ndërtim dhe janë vjedhur 130 milionë, në rastin e Troplanës, përsëri nuk ka asnjë ndërtim, asnjë ndërtesë, asnjë kompani të vendosur në arat dhe livadhet e Xhafzotajt, por janë vjedhur nga taksat e qytetarëve shqiptarë qindra milionë euro. Dhe janë vjedhur po nga familja Rama.

Dhe njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, për të cilin dy përgjegjësit absolutë kryesorë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, nuk u hetuan për asgjë dhe nuk u pyetën asnjëherë, duke qenë autorët më kryesorë të tij, në Troplana gjer sot nuk është pyetur njeri dhe se dihet se Elira Kokana, të cilës vetëm për të mos prishur gojën para jush dhe qytetarëve, mund t’i vihet çdo lloj epiteti për aktin e saj ndaj qytetarëve.

Ka qëndruar në krye të një skeme të quajtur park teknologjik ku ka prej vitesh vetëm livadhe, kurse vidhen qindra milionë euro taksa të qytetarëve shqiptarë.

Ky skandal dëshmon dhe njëherë shkallën më të lartë të inkriminimit të kreut të organizatës kriminale Edi Rama. Dëshmon se krimet ekonomike të rënda, vjedhjet e tij janë të pakufishme’, tha Sali Berisha.

Berisha ka akuzuar Koorporatën e Investimeve Shqiptare që do ketë kontrollin e këtij investimi shtetëror, duke akuzuar drejtpërdrejtë si pjesë të skemës korruptive drejtoreshën Elira Kokona.

“Tenderi varet nga tarifa e paguar. Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro, e merrje, kurse për kategorinë platinuim duheshin negociata të larta, deri te Armand Frangu, allias Ermal Beqiri. Legalizimi i parajsës së Troplinëve, ata kanë aksionet e tyre, nuk i japin kot livadhet e tyre. 45 ditë pas krijimit të ACTI, më 20 shkurt të 2025, me shpejtësi regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park, dhe i kalon drejtimi Koorporatës së Investimeve Shqiptare, me në krye Elira Kokonën. Çfarë është kjo, kjo është Mirlinda e AKSHI-t. Përcaktohet Xhafzotaj si zonë e lirë. Elira Kokona ishte garantuesja ligjore e statusit të parkut Dorana. Çfarë është kjo Elira Kokona? Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona”, tha Berisha mes të tjerash.

News

Post navigation

Previous Post: BEFASUESE, Gjermanet i kthejne shpinen Edi Rames? Ilir Kulla zbulon arsyen tronditese te krisjes se madhe
Next Post: I FUNDIT/ Aksident me vdekje në vend, shoferi 23-vjeçar përplas kalimtarinNjë aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës, duke tronditur komunitetin lokal. Ngjarja ka ndodhur tani ne mbremje në aksin rrugor Shkozet–Plepa, një segment i frekuentuar nga automjete dhe këmbësorë. Sipas informacionit paraprak, një automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet S. N., 23 vjeç, ka përplasur një këmbësor, shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit. Lexo gjithashtu: Masakër, disa viktima nga sulmi i armatosur në sallën e bilardos Si pasojë e përplasjes së fortë, 81-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, pavarësisht rrethanave që ende nuk janë bërë plotësisht të qarta. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale dhe për të dhënë sqarime lidhur me ngjarjen. Lexo gjithashtu: Avòkatî i Tháçit zbulon skándálin e prokùrorîsë në Hágë, të gjîthë mbèsîn pa fjálë Në vendin e aksidentit ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike. Autoritetet pritet të japin informacione të mëtejshme pas përfundimit të hetimeve paraprake. Njoftimi: Aksident me vdekje në Durrës. Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë. Lexo gjithashtu: Askush nuk e priste, Jud Deda shtang me mesazhin e NDJERE per Bes Kallakun! Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Top Channel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme