Skip to content

News

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Trump paralajmëron: Ja sa mund të zgjasë lufta me Iranin

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Trump paralajmëron: Ja sa mund të zgjasë lufta me Iranin
Post Views: 10,142
Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se konflikti me Iranin mund të zgjasë deri në katër javë, duke theksuar se operacionet ushtarake “po zhvillohen sipas planit”. Në një intervistë telefonike për Daily Mail, ai konfirmoi gjithashtu vdekjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë operacioneve të fundit.

Sipas Trump, tre ushtarakët humbën jetën në terren, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë ende publik. “Ishin njerëz të shkëlqyer. Në operacione të tilla, fatkeqësisht, priten humbje”, u shpreh ai, duke shtuar se situata mund të vazhdojë dhe se rreziqet mbeten të pranishme.

Presidenti amerikan theksoi se këto janë humbjet e para të personelit ushtarak amerikan gjatë mandatit të tij të dytë. Ai përmendi se operacione të mëparshme, si arrestimi i presidentit venezuelian Nicolás Maduro në janar dhe bombardimet e objekteve bërthamore iraniane në qershor, nuk kishin shkaktuar viktima amerikane. “Kemi bërë një punë mjaft të mirë”, komentoi ai.

“Një proces katërjavor”

Trump vlerësoi se përplasja me Iranin mund të zgjasë rreth katër javë. “Gjithmonë e kemi konsideruar si një proces katërjavor. Është një vend i madh, do të duhen katër javë ose edhe më pak”, tha ai.

I pyetur për ecurinë e operacioneve, presidenti u shpreh se “gjithçka po shkon sipas planit”, duke pretenduar se “e gjithë udhëheqja e tyre është neutralizuar, më shumë nga sa prisnim. Duket se janë 48 persona”. I hapur për bisedime, pa premtuar armëpushim

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide.

Trump u shfaq i hapur ndaj mundësisë së vazhdimit të bisedimeve me Teheranin, por pa dhënë garanci për një ndalim të përkohshëm të sulmeve. “Nuk e di. Ata duan të flasin, por u thashë se duhej ta kishin bërë javën e kaluar, jo këtë javë”, deklaroi ai.

Nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, presidenti amerikan bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit ushtarakë dhe se pritet t’i drejtohet sërish publikut amerikan pas një informimi të ri mbi zhvillimet.

Kontakte me liderë të Lindjes së Mesme

Trump zbuloi se ka zhvilluar bisedime me liderët e Bahreinit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë dhe vendeve të tjera të rajonit. I pyetur për mundësinë e përfshirjes së Arabisë Saudite në konflikt, ai u përgjigj shkurt: “Po luftojnë, edhe ata po luftojnë”.

Presidenti amerikan pritet të rikthehet më vonë në Uashington. Sipas tij, bashkëpunëtorët kanë kontaktuar tashmë familjet e ushtarëve të rënë, ndërsa ai vetë do t’i takojë ato “në momentin e duhur”.

Në fund, Trump u shfaq optimist se pas përfundimit të operacioneve mund të lindë një regjim demokratik në Iran. “E besoj këtë. Do të jetë interesante ta shohim. Shumë gjëra mund të ndodhin dhe shumë zhvillime pozitive mund të dalin nga kjo situatë”, përfundoi ai.

News

Post navigation

Previous Post: Trump paralajmëron HAKMARRJE për humbjen e jetes te
Next Post: Diçka e rëndë po ndodh në qytetin e madh shqiptar, sapo u tha se

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 67-year-old woman di:ed while washing dishes, doctor war:ns: 3 taboos when the elderly do housework
  • I Used My Daughter’s Inheritance — and Nearly Lost Her Trust
  • If when you make l0ve, your partner DOESN’T KlSS YOU it’s because…
  • A young nurse was caring for a man in a coma, but one day, when she removed the blanket, she was completely stunned by what she discovered.
  • They gave him the blind daughter as a joke, but he gave her his last name and a home…

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on Hello world!

Copyright © 2026 News .

Powered by PressBook WordPress theme